Windows XP
| 260px | |
Screenshot of Windows XP
|
|
| Zhvillues | Microsoft |
|---|---|
| Versioni i parë | October 25, 2001 |
| Versioni i fundit | 5.1.2600.5512 Service Pack 3 (x86 SP3) |
| Sistemi operativ | Microsoft Windows |
| Platforma | x86, x86-64, IA-64 |
| Gjuhët e mundshme | English |
| Përdoret për | OS |
| Licenca | MS-EULA |
| Faqja zyrtare | Windows XP: Homepage |
Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 Tetor 2001 dhe brenda Janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë. Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 Nëntor 2006 dhe për publikun në 30 Janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 Qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 Janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.
Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.
Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.
Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë.
Shiko Edhe[redakto | redakto tekstin burimor]
|
Microsoft Windows |
|
|---|---|
| MS-DOS / Windows 9x | Windows 1.0 · Windows 2.0 · Windows 2.1x · Windows 3.0 · Windows 3.1x · Windows 95 · Windows 98 · Windows Me |
| Windows NT | Windows NT 3.1 · Windows NT 3.5 · Windows NT 3.51 · Windows NT 4.0 · Windows 2000 · Windows XP · Windows Server 2003 · Windows Fundamentals for Legacy PCs · Windows Vista · Windows Home Server · Windows Server 2008 · Windows 7 |
| Windows CE | Windows CE 1.0 · Windows CE 2.0 · Windows CE 3.0 · Windows CE 4.0 · Windows CE 5.0 · Windows Embedded CE 6.0 · Windows Mobile |
| Të ardhshme | Windows 8 |
| Projekte | Anuluar: Cairo · Windows Nashville · Windows Neptune · Windows Odyssey · Të lidhur: OS/2 |

