GUI
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Interfejsi grafik për shfrytëzues (ang. Graphical User Interface ose shkurtimisht GUI) është tip i interfejsit për shfrytëzues i cili e bën të mundshëm ndërveprimin në mes të njeriut dhe pajisjeve elektronike si kompjuterëve, telefonave celular, etj. Ky tip i interfejsit në dallim nga interfejsi tekstual, përmban ikona grafike si dhe indikator vizual. Pra, shfrytëzuesi realizon veprimet e tija me anë të manipulimit të këtyre elementeve grafike[1]
Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]
- ^ GUI Definition. The Linux Information Project (1 tetor 2004). Vizituar në 20 janar 2009. - (Anglisht)

