Twitter

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bloget sociale janë padyshim fenomeni i momentit në botën virtuale por nëse shohim sondazhet veme re se grupmosha të ndryshme preferojnë adresa të ndryshme.

Kështu blogu amerikan Twitter 11 % te anëtareve të vet i ka te grupmoshes 12-17 vjeç, çka tregon se ky blog pëlqehet më shumë nga të rriturit. Adoleshentet në përgjithësi parapëlqejnë të navigojnë në Facebook, MySpace apo Friendster.

Sondazhi i publikuar nga comScore thekson se mosha që parapëlqen më shumë Twitter është 30-40 vjeç. Kjo tregon seriozitetin e faqes Twitter në të cilën janë regjistruar shumë emra të njohur.

Kështu, zonja e pare e Britanisë, Sarah Brown ështe një prej njerëzve që parapëlqejnë navigimin në këtë faqe, ndërsa protestat në Iran kanë gjetur një strehe të sigurt në Twitter ku çdo moment pasqyroheshin zhvillimet me të fundit.