Faqja kryesore
| |||||
|
Artikulli i javës
Harry Poter dhe Guri Filozofal (shfaqur në SHBA si Harry Poter dhe Guri i Magjistarit) është një film i vitit 2001 i zhanrit fantazi, me regji nga Chris Columbus, shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Filmi bazohet në romanin me të njejtin titull të J. K. Rowling. Harry Potter dhe Guri Filozofal, i pari në serinë e filmave Harry Potter, u shkrua nga Steve Kloves me David Heyman si prodhues. Filmi tregon vitin e parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts të personazhit kryesor, Harri Poter, teksa ai zbulon që është një magjistar i mirënjohur dhe fillon edukimin e tij magjik. Warner Bros. bleu të drejtat e librit në vitin 1999 për një shumë prej 1 milionë paundësh. Xhirimi filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000, me Chris Columbus i cili u përzgjodh si regjisor nga një listë e rishikuar regjisorësh të mundshëm përbërë nga Chris Columbus, Steven Spielberg dhe Rob Reiner. Aktorët kryesorë përfshijnë Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, Rupert Grint, në rolin e Ron Uezlit dhe Emma Watson, në rolin e Hermionë Grenxhërit. Rowling këmbënguli që e tërë trupa e aktorëve të ishte angleze ose irlandeze dhe filmi u xhirua në Leavesden Film Studios, si dhe në ndërtesat historike përreth Mbretërisë së Bashkuar. Harry Potter dhe Guri Filozofal u shfaq së premierë në Mbretërinë e Bashkuar më 4 nëntor 2001. Filmi u konsiderua një sukses i madh nga ana financiare duke arritur të mbledhë rreth 974.8 milionë dollarë në të gjithë botën.I shpallur si filmi më fitimprurës në vitin 2001, në 2018 filmi renditet i 36-ti në filmat me fitimprurës të të gjitha kohërave dhe filmi i dytë më i suksesshëm nga seria Harry Potter, fill pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë. Harry Potter dhe Guri Filozofal ishte kandidat për shumë çmime Oskar, duke përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë origjinale, kinematografinë më të mirë dhe kostumografinë më të mirë. Filmi u ndoq nga 7 filma të tjerë duke filluar me Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave në vitin 2002 dhe duke e mbyllur me Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë në vitin 2011, afërsisht 10 vjet pas daljes në kinema të filmit të parë.
A e dini se ...
Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet! Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron. Ne të urojmë punë të mbarë! Aktualiteti
Temat kryesore : Kriza në zonën e euros
Kanë ndodhur më 22 prill
Fotografia e ditës
|
Para se të redaktoni...
Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.
Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Kush e shkruan Wikipedian?
Ç'mund të bëj unë?
Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë. Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe. Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion. Projektet motra
|
| Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes! Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve. Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij. |

